Breaking News

Olimpiada botërore e biologjisë hapet me mesazhin e presidentit iranian

Olimpiada e 29-të botërore e biologjisë për vitin 2018 është hapur në prani të ministrit të arsimit dhe disa funksionarëve të tjerë të Iranit dhe me leximin e mesazhit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, olimpiada IBO-2018 organizohet në Teheran me pjesëmarrjen e 270 nxënësve nga 70 vende të botës. Olimpiada organizohet në dy sektorë në teori dhe praktikë dhe në të do të prezantohen sukseset më të fundit të nxënësve në degën e biologjisë. Raundi i mëparshëm i olimpiadës botërore të biologjisë u mbaj në Angli dhe në atë olimpiadë nxënësit iranianë arritën të marrin 2 medalje ari dhe 2 argjendi. Irani për herë të marrë ka marrë pjesë në olimpiadën botërore të biologjisë në vitin 1999. Fatime Muhaxherani kryetare e institutit për talentet dhe gjenitë në Iran në hapjen e olimpiadës së Teheranit u ka uruar mirëseardhje nxënësve dhe ka thënë: Është krenari për Iranin dhe për secilin prej nesh që organizojmë olimpiadën për 70 vende të botës. Kjo tregon se për Iranin dhe çdo iranian hapat hidhen vetëm në drejtim të paqes dhe shtoi se shkenca mund të ndryshojë botë dhe ne ecim në këtë rrugë. Ajo shtoi se të tilla evenimente janë të nevojshme për shtrirjen e dialogut, bashkëbisedimit dhe krijimin e një botë në paqe dhe miqësi. Në vazhdim, ministri arsimit i lexoi mesazhin e presidentit të Republikës Islamike të Iranit për pjesëmarrësit në olimpiadën IBO-2018 në Teheran.

Advertisements