Breaking News

SHBA do të hapë baza të reja ushtarake në Irak dhe Kuvajt

Raporte të reja thonë se Shtetet e Bashkuara do të hapin baza të reja në Irak dhe Kuvajt, në kundërshtim me thirrjet e gjera për t’i dhënë fund pranisë së saj ushtarake në rajon.

Agjencia e lajmeve BasNews me qendër në Erbil raportoi të se SHBA po planifikon të inaugurojë bazën e saj të tretë ushtarake në Irak, pranë qytetit të al-Kaimit në Provincën perëndimore të Anbarit në kufi me Sirinë. Burimi gjithashtu vuri në dukje se baza e re do të mbikëqyrë disa qytete në provincën Anbar, shkretëtirën perëndimore të Irakut dhe rrugën ndërkombëtare strategjike që lidh Bagdadin me Damaskun. Zyrtarët irakianë në shumë raste u kanë bërë thirrje forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga territori i Irakut. Ndërkohë, të premten, gazeta al-Rai e Kuvajtit njoftoi se SHBA së shpejti do të hapë një qendër të madhe ushtarake ajrore pranë aeroportit ndërkombëtar të vendit. Duke cituar një deklaratë nga komanda amerikane në Kuvajt, e përditshmja kuvajtiane tha se baza e re ka për qëllim të shërbejë si një pikë strategjike e furnizimit logjistik ushtarak dhe si aeroporti më i madh i zbarkimit në Lindjen e Mesme.

Advertisements