Breaking News

Bin Selman urdhëron ndalimin e filmave që zbulojnë vrasjen e ushtarëve sauditë

Princi i kurorës së Arabisë Saudite ka urdhëruar forcat e ushtrisë së Arabisë Saudite që të mos filmojnë kurrfarë skene në të cilën ushtarët sauditë paraqesin ankesat e tyre të ndryshme.

Faqja informative “Al-Ahd Jadid” në një rapor të saj ka shkruar se pas publikimit të videove të ushtarëve sauditë në rrjetet sociale të cilët ankoheshin për gjendjen e tyre në frontet e luftës në jug të këtij vendi, Muhamed bin Selman, princi i kurorës dhe ministri i mbrojtjes së Arabisë Saudite, ka urdhëruar të gjitha forcat e ushtrisë dhe sidomos ato të cilat ndodhen në kufi të Arabisë Saudite me Jemenin, që të mos filmojnë kurrfarë skene në zonat ku ndodhen. Më parë mbreti saudit Selman bin Abdulaziz në reagim ndaj gjendjes dhe kushteve të ushtarakëve sauditë në Jemen ka filluar t’u japë para ushtarëve të Arabisë Saudite. Ai në këtë kuadër ka urdhëruar se këto forca ushtarake administrohen nga çfarëdo lloj ndëshkimi ushtarak dhe civil që mund të jetë caktuar për ata. Këto urdhra të autoriteteve saudite edhe njëherë tregojnë se Riadi ka pohuar disfatën e tij në Jemen dhe për të vazhduar këtë luftë pa rezultat, po mundohet t’u japë moral artificialë agresorëve që luftojnë në kuadër të koalicionit të Arabisë Saudite.

Advertisements