Breaking News

Trump e quajti Putinin “rival”, reagon Moska

Kur u pyet se çfarë mendon Kremlini për Donald Trump, pasi ai e quajti homologun rus, Vladimir Putin si “rival”, këshilltari i presidentit rus tha se Moska e konsideron presidentin e SHBA të jetë “një partner”.

Yuri Ushakov u tha gazetarëve përpara samitit të ardhshëm në Helsinki se edhe mbajtja e takimit vetë është e rëndësishme për krijimin e “përafrimit të marrëdhënieve” midis dy udhëheqësve. Ai tha se samiti mes dy udhëheqësve do të hapte bazën për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Përpara takimit të ardhshëm të Presidentit Donald Trump me homologun e tij rus Vladimir Putin, demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime rreth mundësisë së një takimi të përzemërt mes dy presidentëve, shkruan Reuters. Pasi Trump e quajti Putinin një “rival” dhe “jo armiku im” të enjten, ligjvënësit nga të dyja partitë kanë shprehur paralajmërime të ashpra për Trumpin që të mos bëhet i butë ndaj udhëheqësit rus kur dy presidentët të ulen së bashku në Helsinki të hënën.”Putini nuk është mik i Amerikës, as thjesht një rival. Putini është armiku i Amerikës – jo sepse ne e duam këtë, por sepse ai ka zgjedhur të jetë, “tha senatori republikan John McCain në një deklaratë.

Advertisements