Breaking News

Protesta masive në Londër kundër vizitës së Trump

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën të premten në Londër për të protestuar kundër vizitës katër-ditore të Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Më parë gjatë ditës një balonë prej gjashtë metrash që e prezantonte Trumpin si një foshnje me pelena fluturoi mbi kryeqytetin britanik. Protestuesit marshuan nëpër rrugët e qytetit duke u nisur nga selia e BBC-së në Tragalgar Square. Marshimi u organizua nga disa sindikata dhe grupe, si Stop Luftës, Miqtë e Tokës dhe Fushata për Çarmatimin Bërthamor. Trump, i cili arriti të enjten, tha se ai do t’i shmangte Londrën sa më shumë që të ishte e mundur për të shmangur protestat. “Unë mendoj kur ata vendosin jashtë postera për të bërë të ndihem i padëshiruar, nuk ka arsye për mua për të shkuar në Londër,” tha ai për gazetën Sun. “Më pëlqente Londra si qytet. Unë nuk kam qenë atje për një kohë të gjatë. Por kur ju bëjnë të ndiheni i padëshiruar, pse duhet të qëndroj atje?, shtoi presidenti amerikan. Gjatë një konference për shtyp të premten me kryeministren Theresa May, Trump tha se marrëdhënia SHBA-Mbretërinë e Bashkuar është “e domosdoshme”.  Komenti i presidentit amerikan erdhi vetëm disa orë pasi komentet e tij kundër planit të Brexit të Theresa May u shfaqën. Duke folur pas bisedimeve me kryeministren britanike, Trump tha se çfarëdo që Britania e Madhe të bëjë pasi të dalë nga BE është në rregull për të dhe Brexit ishte një mundësi e pabesueshme. Ndërsa kryeministrja britanike u shpreh se për Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ketë asnjë problem për vendosjen e marrëdhënieve tregtare pas Brexit-it. “Ne do të bëjmë një marrëveshje tregtare me SHBA dhe të tjera në mbarë botën,”-tha ajo.

Advertisements