Breaking News

Shqetësimi i NATO-s për programin raketor të Iranit është i pabazë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, z. Behram Kasemi deklaroi se shqetësimi i NATO-s lidhur me programin raketor të Iranit është i pabazë.

Kasemi i bëri komentet në reagim ndaj deklaratës së samitit të NATO-s dhe theksoi: “Ne, ashtu si më parë, hedhim poshtë dhe dënojmë pretendimet e përsëritura anti-iraniane në deklaratën e samitit të NATO-s “. “Ne kemi ndjekur nga afër zhvillimet dhe diskutimet në takim; sidomos, ne dëshmuam shantazhin dhe presionet e SHBA-së mbi anëtarët e NATO-s. Fatkeqësisht, edhe pse pjesa më e madhe e shpenzimeve të NATO-s shkojnë për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, ky vend është aq arrogant, saqë duke ushtruar presione përpiqet të diktojë qëndrimet dhe politikat e tij ndaj shteteve të tjera, veçanërisht ndaj vendeve evropiane”, deklaroi z. Kasemi. “Është kaq e çuditshme dhe habitshme të mendosh se disa palë ende po përpiqen të përsërisin akuzat e pabaza dhe absurde kundër politikave mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit . Ai më tej shtoi: ” “Shqetësimi i NATO-s lidhur me programin e raketave iraniane është plotësisht i pabazë dhe i pajustifikuar. Programi raketor i Republikës Islamike nuk është në kundërshtim me rezolutën 2231; Përkundrazi, është plotësisht konvencional dhe vetëm me natyrë mbrojtëse. Ashtu si të gjitha shtetet e pavarura të botës, Irani ka të drejtë të gëzojë të gjitha programet konvencionale ushtarake-mbrojtëse për hir të mbrojtjes së interesave, populli dhe sigurisë së vendit;Prandaj, një shprehje e tillë e pajustifikuar e shqetësimit nuk do të ndikojë në politikën e Republikës Islamike të Iranit në ruajtjen, zgjerimin dhe promovimin e programit dhe potencialit të mbrojtjes raketor “.

Advertisements