Breaking News

Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Rusia nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj në raport me Kosovën, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, në reagim ndaj bashkëbisedimit që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pati me kryeministrin rus Dimitry Medvedev.

Në një konferencë për media, kur u pyet nëse ka ndryshuar pozicioni i Rusisë në raport me Kosovën, pas takimit që Dmitri Medvedev pati me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Ankara, Zaharova tha se Rusia mban ende qëndrim të njëjtë për Kosovën. “Qëndrimi ynë parimor për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar ende”, tha Zakharova. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e publikoi një fotografi në rrjetin social Facebook, teksa bashkëbisedonte me Dimitry Medvedevin javën e kaluar në Ankara.  Thaçi deklaroi se i ka kërkuar Medvedevit për krijimin e komunikimit fillestar mes Kosovës dhe Rusisë.

Advertisements