Breaking News

Sot nis takimi dyditor i NATO-s

Sot në Bruksel do të mblidhen krerët e 29 vendeve anëtare të NATO-s. temat më e trajtueshme e këtij samiti do të jenë buxheti ushtarak i NATO-s, prania ushtarake e NATO-s në Afganistan, shqyrtimi i anëtarësimit të Maqedonisë dhe marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë.

Presidenti amerikan Donald Trump nisi këtë të mërkurë udhëtimin e tij njëjavor në Europë, me kritika të ashpra ndaj aleatëve të NATO-s, duke parashikuar madje se “më i lehti” i takimeve gjatë udhëtimit të tij mund të jetë ai kokë më kokë me presidentin rus, Vladimir Putin. Duke folur për reporterët përpara largimit nga Uashingtoni për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, Trump e kritikoi paktin, duke thënë se “e thënë shkoqur, ai ndihmon më shumë ata, sesa neve”. Trump u ka bërë presion vendeve anëtare të NATO-s të përmbushin detyrimin e tyre për shpenzime sa 2 për qind e GDP-ve të vendeve respektive në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024. Gjatë fushatës së tij presidenciale, ai sugjeroi se do t’i shkonte në ndihmë vetëm aleatëve të NATO-s që e përmbushin këtë detyrim, por kritika vijon edhe sot e kësaj dite. Ndërkohë presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk i ka bërë thirrje Donald Trump që të kujtojë se kush janë aleatët e tij. Me Trump që ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme aleatët e tij në NATO, se kanë dështuar për të shpenzuar mjaftueshëm për buxhetet e tyre të mbrojtjes, Tusk kujton se evropianët shpenzojnë më shumë se Rusia dhe po aq sa Kina. Tusk u bëri thirrje evropianëve të rrisin shpenzimet siç kanë premtuar, ndërsa shtoi: “E dashur Amerikë, vlerësoji aleatët tuaj sepse nuk keni shumë.”

Advertisements