Breaking News

Irani do të rezistojë fuqishëm ndaj luftës ekonomike të Amerikës

Nënpresidenti i parë iranian Is’hak Xhahangiri deklaroi se vendimi i ardhshëm i SHBA për të ri-imponuar sanksionet ndaj Iranit do të krijojë “kushte të vështira” për vendin, por paralajmëroi se Republika Islamike do të rezistojë me forcë kundër luftës ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

“Duke pasur parasysh luftën ekonomike të armikut, ne do të përballemi me kushte të reja dhe të vështira dhe duhet të rezistojmë kundër kësaj lufte me fuqi të plotë”, tha zv/presidenti i parë i Iranit. Xhahangiri tha pas tërheqjes së “njëanshme” të SHBA nga marrëveshja bërthamore, nënshkruesit e mbetur të marrëveshjes janë zotuar të mbeten të përkushtuar ndaj detyrimeve të tyre, por ata duhet të marrin masa praktike në këtë drejtim. Ai më tej tha se SHBA, Izraeli dhe Arabia Saudite po kërkojnë të ushtrojnë presion ekonomik ndaj popullit iranian për të arritur qëllimet e tyre, dhe i bëri thirrje popullit iranian dhe zyrtarëve të miratojnë një qasje të përshtatshme për të kundërshtuar komplotin e armiqve. Ai theksoi se Irani do të jetë në gjendje të neutralizojë planet e SHBA nëpërmjet rezistencës dhe planifikimit të kujdesshëm.

Advertisements