Breaking News

Zaev në takim me Federica Mogherini në Samitin e Londrës

Kryeministri Zoran Zaev, i cili po udhëheq delegacionin e Qeverisë së Maqedonisë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Londër, sot pritet të ketë takim me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Në kuadër të samitit është planifikuar që Zaev të ketë takim dypalësh edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plankoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja qendrore e Samitit të BE-së do të fillojë me pritjen që ka organizuar kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, për shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të procesit të Berlinit dhe vendeve anëtare të BE-së, që janë të pranishëm në samit.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev është ftuar të merr pjesë panel-diskutimin me teme “Politika e jashtme, çështjet dypalëshe dhe trashëgimia nga e kaluara”.

Pas përfundimit të samitit në Londër, kryeministri Zoran Zaev do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të merr pjesë në samitin e shefave të vendeve anëtare të NATO-s.

Advertisements