Breaking News

Trojka e BE-së, tregti pa dollarë me Iranin

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se tre nënshkruesit kryesorë evropianë të marrëveshjes bërthamore me Iranin ranë dakord të vendosin lidhje tregtare me Iranin në formë të pavarur nga dollari amerikan.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Lavrov tha të hënën se vendimi i Francës, Gjermanisë dhe Britanisë do të kishte të bënte kryesisht me kompanitë e vogla dhe të mesme. Diplomati më i lartë rus shtoi se palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të Iranit kanë rënë dakord të përpunojnë masat për të mbrojtur bizneset e tyre me Iranin nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara. Ai kritikoi vendimin “e paligjshëm dhe të papranueshëm” të Uashingtonit për të ri-imponuar sanksionet ndaj Iranit. “Të gjithë pajtohen se kjo është një politikë absolutisht e paligjshme dhe e papranueshme, por natyrisht kjo vështirë se mund të ndryshohet dhe do të ketë mjaft beteja në sferat tregtare, ekonomike dhe politike”, tha Lavrov.

Advertisements