Breaking News

Thaçi takohet me kryeministrin e Rusisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se kryeministrin Medvedev shkurtimisht e ka informuar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. “Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi. Ky është takimi më i lartë ndërmjet dy përfaqësuesve shtetëror në historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Advertisements