Breaking News

Politikania gjermane i drejtohet ambasadorit amerikan: Ne nuk jemi ‘Banana Republic’

Është raportuar se ambasadori amerikan në Gjermani ishte angazhuar në bisedime me krerët e industrisë së makinave të vendit lidhur me zgjidhjen e problemeve tarifore për tregtinë e automobilave midis dy vendeve.

Kryetarja e Partisë Social Demokratike Gjermane (SPD) Andrea Nahles, në një intervistë me gazetën gjermane Welt am Sonntag ka kritikuar ambasadorin e SHBA në Berlin, Richard Grenell, për zhvillimin e negociatave me krerët e industrisë  gjermane  të makinave si BMW, Daimler dhe Volkswagen, lidhur me një luftë tarifore midis SHBA dhe Gjermanisë. Sipas Nahles, ambasadori amerikan nuk ishte në autoritetin e të dërguarit për të mbajtur bisedime të tilla. “Nëse qeveria amerikane dëshiron të flasë për tarifat me ne, atëherë kjo çështje duhet të diskutohet midis Sekretarit amerikan të Tregtisë dhe Ministrit gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Energjisë Peter Altmaier. Ne nuk jemi një republikë banane!” tha Nahles. Më parë, mediat gjermane, duke cituar burime në industrinë e automobilëve, raportuan se ambasadori i SHBA kishte mbajtur bisedime me krerët e kompanive BMW, Daimler, Volkswagen, Continental, si dhe me shefin e sindikatës së industrisë së automobilave të Gjermanisë.

Advertisements