Breaking News

Irani do të qëndrojë në Siri për ta mbajtur jashtë Izraelin

Një zyrtar i lartë iranian theksoi se këshilltarët ushtarakë iranianë do të vazhdojnë praninë e tyre në Siri për të ndihmuar këtë vend të mposhtë terrorizmin e sponsorizuar nga jashtë.

Husein Amir Abdolahian, këshilltar special i kryetarit të parlamentit iranian për çështjet ndërkombëtare, theksoi se sirianët nuk do të lejonin sionistët në atdheun e tyre pas rënies së grupit terrorist ISIS. “Regjimi sionist përpiqet të fitojë mbizotërim mbi Sirinë pas ISIS-it, por forcat e rezistencës dhe këshilltarët ushtarakë nga Republika Islamike e Iranit do të vazhdojnë praninë e tyre në Siri për të luftuar terrorizmin”, tha ai në një takim me ambasadorin palestinez në Teheran Salah al-Zavavi. “Populli sirian nuk do të lejojë që vendi i tij të kthehet edhe një herë në vatrën e terroristëve sionistë “, vuri në dukje Amir Abdolahian. Ai tha gjithashtu se Teherani do të vazhdojë mbështetjen e tij vendimtare për rezistencën dhe nuk do të tërhiqet përballë presioneve lidhur me çështjen palestineze dhe kërcënimet izraelite kundër sigurisë së vendeve të rajonit.

Advertisements