Breaking News

Franca: Europa është fuqimisht e bashkuar kundër tarifave amerikane

Qeveria franceze paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara duhet të presin hakmarrje “të bashkuar dhe të fortë” nga vendet evropiane nëse vendos për të imponuar më shumë tarifa.

“Nëse nesër ka një rritje të tarifave, si në industrinë e makinave, reagimi ynë duhet të jetë i bashkuar dhe i fortë për të treguar se Europa është një fuqi e bashkuar dhe sovrane”, tha të dielën ministri francez i Financave, Bruno Le Maire në një fjalim në një konferencë ekonomike në Aix-en-Provence, në Francën jugore. “Pyetja nuk është më nëse do të ketë apo jo një luftë tregtare, lufta tashmë ka filluar,” shtoi ai. “Le të dihet qartë se nëse sulmohemi, ne do të reagojmë kolektivisht dhe do të reagojmë me vendosmëri”, tha Le Maire. Bashkimi Evropian paralajmëroi të hënën Uashingtonin se imponimi i tarifave të importit për makinat nga blloku mund të çojë në “kundërveprime” kundër eksporteve amerikane me rreth 300 miliardë dollarë.

Advertisements