Breaking News

Aktivitetet raketore të Iranit nuk i kundërvihen asnjë vendi

Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve anti-iraniane të ministrit të jashtëm të Francës deklaroi se aktivitetet raketore të Iranit janë politikë preventuese për garantimin e interesave kombëtare dhe mbrojtjen e vendit dhe nuk i kundërvihen asnjë vendi tjetër.

Jean Yves Le-Drian, ministër i jashtëm i Francës në një intervistë për radion RTL ka lëshuar disa pretendime kundër Iranit dhe ka thënë: Raketat e Iranit nuk janë vetëm për mbrojtjen e këtij vendi. Behram Kasemi, në një intervistë për agjencinë ISNA të lajmeve ka thënë se aktivitetet raketore të Iranit nuk janë kundër asnjë vendi dhe shtoi se Teherani duke pasur parasysh eksperiencën e së kaluarës, siç është ajo e luftës 8-vjecare të regjimit të Irakut kundër Iranit, ka arritur në përfundimin se për tu shpëtuar intrigave të armiqve duhet të forcojë kapacitetin e tij mbrojtës. Behram Kasemi, Iranin e cilësoi një prej vendeve viktimë të terrorizmit dhe tha: NJë prej politikave themelore të Iranit është lufta kundër terrorizmit dhe efekti i kësaj politike deri më sot në rajon dhe në botë ka qenë pozitiv. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se stabiliteti, siguria dhe zhvillimi ekonomik i rajonit është në interes të Iranit dhe shtoi se Irani është në bashkëpunim me vendet e rajonit për të vendosur paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Kasemi ndër të tjera përmendi mbështetjen e disa vendeve perëndimore për agresorët sauditë kundër Jemenit dhe tha: Këto vende duke dërguar armët e tyre kanë inkurajuar agresorët të sulmojnë kombin jemenas dhe për këtë arsye është e nevojshme që ata të rishikojnë politikat e tyre.

Advertisements