Breaking News

Shtëpia e Bardhë përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Nënpresidenti amerikan Mike Pence, ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për marrëveshjen me Greqinë, me të cilën arriti të zgjidh kontestin shumë vjeçar për çështjen e emrit.

Në një komunikatë Shtëpia e Bardhë thekson se Mike Pence përmes një bisede telefonike ka mirëpritur marrëveshjen me Greqinë dhe vendimin e Këshillit Evropian për nisjen e negociatave me Maqedoninë në qershor të vitit 2019, njofton Telegrafi Maqedoni.

“SHBA-të riafirmojnë mbështetjen për Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE. Nënkryetari Mike Pence ka lavdëruar lidershipin e Zoran Zaevit, kurajon dhe përkushtimin e tij për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ka ofruar mbështetjen e SHBA-së për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Përndryshe, në muajin qershor kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërsa e njëjta gjatë ditës së djeshme për herë të dytë u ratifikua në Kuvendin e Maqedonisë.

Advertisements