Breaking News

Kosova ndihmoi në arrestimin e nëntë shqiptarëve të “UÇK-së së Re” në Itali

Para 5 ditëve në Palermo, u shkatërrua një bandë kriminale  pasi u arrestuan 17 persona që dyshohet se kanë lidhje të forta në Itali dhe Kosovë.

Nëntë prej të arrestuarve janë shqiptarë të cilët po quhen “UÇK-ja e Re” dhe në emër të saj kanë kontrabanduar armë ushtarake, pastrime parash, riciklim diamantesh e ari dhe trafikim me emigrantë nga Ballkani për në vendet perëndimore. Ndërsa, Policia e Kosovës për kosovarët e përfshirë në këtë grup kriminal, thotë se kanë shkëmbyer informata që nga fillimi i hetimeve me autoritetet italiane. Lajmi për shkatërrimin e bandës kriminale ku të përfshirë janë 8 shqiptarë bëri bujë të madhe në gjithë Italinë. Policia e Palermos ka arrestuar gjithsej 17 persona të kësaj bande, që dyshohet se kanë lidhje të forta në Itali dhe në Kosovë. Kjo bandë, sipas mediave italiane ka vepruar në Palermo, Como, Varese, Milano, Trieste dhe Luzern. Ata dyshohet se kontrabandonin armë ushtarake dhe cigare, pastronin male me para, bënin riciklim diamantesh dhe ari, trafikonin emigrantë nga Ballkani në Zvicër dhe Gjermani. Shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Kosova janë të përfshirë në këtë krim. Fatmir Latifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Luan Dobjani, Ibrahim Latifi, Denis Nikçi, Xhemil Xhaferri dhe Uran Ahmeti, janë ata që dyshohet se kanë vu në kontakt grupin e famshëm mafioz Cosa Nostra dhe UÇK-në për trafikim të armëve. Për kosovarët e kapur në Itali, Policia e Kosovës thotë se kanë pranuar informata për personat e lartpërmendur dhe kanë shkëmbyer informacione me autoritetet italiane për këtë rast.

Advertisements