Breaking News

Bisedë telefonike e presidentit Ruhani me presidentin Makron dhe kancelaren Merkel

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të Iranit dhe vendeve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore pa praninë e Amerikës, zhvilloi biseda telefonike me kancelaren e Gjermanisë dhe presidentin e Francës me të cilët diskutoi për paketën e propozuar nga Evropa të cilën e ka quajtur zhgënjyese.

Hasan Ruhani: President i Republikës Islamike të Iranit në bisedën e tij telefonike me Angela Merkel kancelare e Gjermanisë, paketën e propozuar nga tre vendet evropiane për të vazhduar bashkëpunimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore e ka quajtur zhgënjyese dhe ka thënë: Nëse takimi i ministrave të jashtëm të vendeve evropiane dhe Iranit në Vjenë për bashkëpunimin dypalësh do të jetë shpresëdhënës, bashkëpunimi me Evropën do të vazhdojë. Nga ana e saj kancelarja e Gjermanisë ka thënë nëse takimi i Vjenës do të inkurajojë Iranin për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv, rruga e bashkëpunimit me Evropën do të vazhdojë. Ajo çka është e rëndësishme është fakti se ne jemi të vendosur për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore dhe jemi të mendimit se procesi i bisedimeve duhet ndjekur me qetësi, tha në fjalën e saj Angela Merkel, rreth procesit të bisedimeve të ministrave të jashtëm të Iranit dhe  grupit 4+1 në Vjenë.  Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu pati një bisedë telefonike me presidentin e Francës me të cilin diskutoi për disa nga pika të paketës së propozuar nga tre vendet evropiane të cilat i quajti të papërshtatshme. Bisedat telefonike të presidentit Ruhani me kancelaren e Gjermanisë dhe presidentin e Francën, u zhvilluan vetëm një ditë përpara organizimit të takimit të ministrave të jashtëm të Iranit dhe vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore në Vjenë.

Advertisements