Breaking News

Tsipras: Marrëveshja e Prespës jep perspektivë të re për gjithë rajonin

Para një viti ishte pa paramenduar se do të arrihej marrëveshja, por tash marrëveshja historike e Prespës është fakt dhe jep perspektivë të re për gjithë rajonin”, tha Kryeministri Alexis Tsipras pas takimit me kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kryetarin e Serbisë.

Siç u raportua nga AIM, duke folur për rajonin Tsiprasi u kthye disa vite pas, dhe bëri krahasim të situatës në atë kohë dhe tash, tha se në vitin e kaluar “pothuaj se asnjë nuk ka pritur se do të ndryshojnë aq shumë punë”, kurse si ngjarje pozitive i përmendi marrëveshjet e Maqedonisë me Bullgarinë dhe Greqinë.

“Këtë vit, e kemi marrëveshjen historike e nënshkruar në Prespë, e cila para një viti, ishte e paparashikuar arritja e saj. Por, tashmë është fakt dhe vendos zgjidhjen e një çështje të rëndësishme e cila është perspektiva e re për gjithë rajonin tonë të përbashkët”, tha Tsiprasi.

Në raport me të ardhmen e rajonit, Kryeministri i Greqisë theksoi se Ballkani ka të ardhme dinamike dhe se mjafton të ketë vizion, besim por edhe guxim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Konsideroj se para neve kemi të ardhme dinamike për Ballkanin, mjafton të kemi vizion dhe besim në forcat tona, vizioni për rajonin tonë dhe guxim në disa raste. Të jemi të guximshëm të shkojmë me hapa para, edhe nëse duhet që këto hapa të jenë në kundërshtim me zhvillimet normale. Por, me këto hapa vetëm të arrijmë bazat e Ballkanin evropian, për Ballkanin demokratik, që nuk do të torturohet nga secili lloj i nacionalizmit, fobisë, por fuqishëm do të jetë i orientuar drejt zhvillimit të përbashkët dhe bashkëpunimit./Telegrafi/

Advertisements