Breaking News

Rusia kërkon heqjen e sanksioneve të vendosura Sirisë

Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë ditën e mërkurë në një konferencë të përbashkët shtypi me imën Safadi ministër i jashtëm i Jordanisë, deklaroi se të gjitha sanksionet e vendosura kundër Sirisë duhen anuluar dhe shtoi se sirianët duhet të kthehen në vendin e tyre.

Ali lidhur me disa lajme për gjoja largimin dhe tërheqjen Iranit nga Siria tha: Kjo çështje është krejtësisht e pavërtetë pasi nuk mund të presim që Irani të largohet nga Siria dhe të heq dorë nga roli i tij në rajon. Rusia ka kërkuar heqjen dhe anulimin e sanksioneve të vendosura kundër Sirisë në kohën kur në këtë vend terroristët për çdo ditë po pësojnë disfata dhe qeveria siriane gjithnjë e më shumë po merr kontrollin e territoreve në të gjithë vendin. Përveç kësaj në Siri dhe sidomos nëpër qytete dhe fshatra po krijohen kushtet për kthimin e emigrantëve sirianë. Vlen të theksohet se edhe OKB thekson anulimin e sanksioneve të vendosura kundër Sirisë. Adris Xhezairi, reporteri special i OKB ka theksuar pasojat negative të sanksioneve të  vendosura kundër Sirisë. Ai ka propozuar ngritjen e një grupi teknik pune me përfaqësimin e të gjitha palëve që kanë vendosur sanksione kundër Sirisë me qëllim që të gjejnë një rrugë për uljen e sanksioneve dhe të hapen rrugët për transaksionet monetare dhe për dërgimin e ndihmave humanitare. Perëndimi me në krye Amerikën që nga nisja e trazirave dhe pastaj me vazhdimin e luftës së brendshme në Siri, me qëllim që të dobësojnë qeverinë e ligjshme të Sirisë dhe për të forcuar grupet terroriste kanë vendosur sanksione të ashpra kundër këtij vendi. Në rastin më të fundit BE më 28 maj të këtij viti ka rinovuar edhe për një vit sanksionet e vendosura kundër Sirisë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Megjithëse lufta në Siri ka qenë shumë shkatërrimtare deri tani nga kjo luftë nuk është nxjerrë asnjë rezultat. Për momentin guri i fuqisë peshon në an të qeverisë siriane dhe aleatëve të saj. Në këto kushte ministri i jashtëm i Rusisë me gjithë dëshirën e perëndimit dhe të Izraelit ka mbështetur dhe mbrojtur vazhdimin e pranisë së Iranit. Aktualisht pozita e grupeve terroriste është dobësuar plotësisht dhe qeveria siriane ka ndërmend që së bashku me aleatët e saj d.m.th. Rusinë, Iranin dhe Hezbullahut të zbatojë me përpikmëri planin e fitores përfundimtare në provincën Dara. Sigurisht që vazhdimi i sanksioneve të perëndimit kundër Sirisë, nuk dobëson vullnetin e qeverisë siriane për çlirimin e vendit.

Advertisements