Breaking News

Franca i shet 4 miliardë dollarë armatime koalicionit saudit

Sipas raportit zyrtar qeveritar të Francës, në gjysmën e parë të vitit 2018, Parisi shiti rreth 3 miliardë e 920 milionë dollarë armatime në disa vende arabe të Lindjes së Mesme.

Sipas qeverisë franceze, pavarësisht presionit nga ligjvënësit dhe organizatat e të drejtave të njeriut për Presidentin Emmanuel Macron, reduktimi i shitjeve të armëve në vende të tilla si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Parisi në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 këtyre vendeve i ka shitur armë në vlerë rreth rreth 3 miliardë e 920 milionë dollarë. Franca, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, renditet e treta në eksportin e armëve në botë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stockholm (SIPI). Në të njëjtën kohë kur qeveria franceze lëshoi këtë raport, organizatat për të drejtat e njeriut dhe disa parlamentarë i kërkuan Emmanuel Macron të zvogëlojë shitjen e armëve për qeveritë e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit.

Advertisements