Breaking News

Ruhani nis vizitat në Zvicër dhe Austri

Presidenti iranian i bëri thirrje Evropës të qëndrojë përballë politikave të njëanshmme amerikane pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe fuqive botërore në vitin 2015.

“Sot, Evropa duhet të tregojë me zë më të lartë kundërshtimin e saj ndaj unilateralizmit të SHBA dhe duhet të deklarojë në mënyrë eksplicite gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Iranin dhe vendet e tjera me ndikim në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”, tha presidenti Hasan Ruhani të hënën përpara nisjes për në kryeqytetin e Zvicrës, Zyrih. Presidenti Ruhani tha se ai do të diskutojë gjithashtu rolin konstruktiv të Iranit në rajon, si dhe krimet e kryera kundër popullit sirian dhe jemenas. Ruhani, i cili nisi sot një vizitë në Zvicër dhe Austri, tha se Irani i kushton rëndësi marrëdhënieve miqësore me BE-në dhe vendet evropiane. Presidenti Hasan Ruhani në krye të një delegacioni të rangut të lartë politiko-ekonomik arriti të hënën në Zyrih të Zvicrës, me ftesë zyrtare nga homologu i tij zviceran Alain Berset. Pas qëndrimit të tij dy ditor në Zvicër, presidenti iranian do të niset për në Vjenë me ftesë të homologut të tij austriak Alexander Van der Bellen. Në Austri, Presidenti Ruhani është planifikuar të takohet me zyrtarë të lartë dhe do të nënshkruajë disa marrëveshje mbi bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.

 

Advertisements