Breaking News

BE paralajmëron: Uashingtoni rrezikon gati 300 miliardë dollarë humbje nga tarifat tregtare

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Uashingtonin se vendosja e tarifave të importit për makinat nga blloku 28-anëtarësh mund të çojë në “kundërveprime” ndaj eksporteve amerikane që mund ti kushtojnë Amerikës gati 300 miliardë dollarë.

Në një dokument prej 10 faqesh që u dorëzua të hënën në Departamentin e Tregtisë të SHBA, Komisioni Europian, i cili merret me politikën tregtare të bllokut, kritikoi tarifat mbi importet e automjeteve nga Evropa dhe paralajmëroi se masat e tilla do të dëmtonin industrinë e automobilave të Amerikës. Komisioni Europian paralajmëroi se “deri në 294 miliardë dollarë të eksporteve amerikane … mund të jenë subjekt i kundërveprimeve të BE-së “, çka është e barabartë me 19 për qind të totalit të eksporteve të SHBA në 2017. Dokumenti theksoi gjithashtu se kompanitë evropiane të makinave ishin kontribues të rëndësishëm në ekonominë amerikane, sepse janë të instaluara në SHBA. Ndërkohë, prodhuesit globalë të automobilave paralajmëruan këtë javë se vendosja e tarifave për importet e makinave do të rriste çmimet e automjeteve të importuara deri në $ 6,000 për copë dhe do të ulë çmimet e makinave të prodhuara në nivel lokal.

Advertisements