Breaking News

S’ka ndarja të Kosovës, Serbisë i ka mbetur ta pranojë realitetin

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore në Kosovë, Besnik Tahiri ka ripërsëritur se nuk ka ndarje të Kosovës.

Sipas tij, Serbia duhet të pranojë sa më parë një realitet të tillë. Komentet e zyrtarit qeveritar vijnë si reagim ndaj komenteve të Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ministri serb ishte shprehur pesimist sa i përket arritjes një kompromisi të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun në Bruksel. “Vulini e edhe secili zyrtar i Beogradit duhet ta kuptojë se koha e ‘kompromisit’ ka kaluar dhe tash është koha e pranimit të realitetit. Çfarëdo tendence për të rikthyer në diskursin publik fjalë ‘kompromise’ është huqje dhe intencë për të prodhuar mjegull politike. Në fakt këtë fjalë, Beogradi zyrtar po e përdorë më shumë për të qetësuar gjakrat brenda, e jo që e dinë apo që shpresojnë ne një ‘kompromis’ të madh e të ri me Kosovën”, deklaroi Besnik Tahiri.

Advertisements