Breaking News

Mosmarrëveshjet e brendshme në administratën e Amerikës rreth Iranit

Gazeta izraelite “Haaretz” duke cituar burimet amerikane dhe izraelite, në një artikull të saj ka shkruar se funksionarët e Shtëpisë së Bardhë kanë mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me strategjinë e tyre ndaj Iranit.

Gazeta izraelite “Haaretz” ka shkruar se në kohën kur aventurat e anti-iraniane të John Bolton, këshilltarit për siguri kombëtare të Donald Trump, presidentit të Amerikës, po vazhdojnë akoma, Xhejms Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes është i interesuar që Uashingtoni të arrijë një marrëveshje të re me Iranin. Burimet amerikane dhe sioniste kanë thënë se disa këshilltarë të Trump besojnë se Amerika duhet të kërkojë një marrëveshje të re dhe të plotë me Iranin. “Haaretz” duke vë në dukje sanksionet e Amerikës dhe bredhjet e funksionarëve të Uashingtonit në përpjekje për të penguar eksportin e naftës së Iranit drejt vendeve të Azisë dhe Evropës, ka shkruar të gjitha ata që e rrethojnë Trumpin nuk mendojnë se ky është një qëllim i drejtë.

Advertisements