Breaking News

Vazhdon ndarja e fëmijëve nga prindërit në Amerikë

Amerika vazhdon të ndajë fëmijët nga prindërit e tyre emigrantë të cilët futen në formë të jashtëligjshme në Amerikë.

Në një aktpadi të dorëzuar në gjykatë, qeveria amerikane pretendon se ka të drejtën për të ndaluar fëmijët dhe prindërit që kapen duke kaluar kufirin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë të paligjshme, përgjatë të gjithë kohës së procedurave të emigracionit. Në fakt, zgjidhja që drejtësia i dha në vitin 1997 çështjes së emigracionit, me marrëveshjen e njohur si “Flores”, është interpretuar gjerësisht si një kërkesë ndaj Departamentit të Sigurisë Kombëtare të lirojë fëmijët e emigrantëve të paligjshëm nga qendrat e paraburgimit pas 20 ditësh. Që prej implementimit të kësaj politike në maj, familjet janë ndarë në mënyrë të vazhdueshme pas kapjes. Rreth 2.000 fëmijë të ndarë nga prindërit mbahen aktualisht nën kujdesin e organizmave qeveritare. Një urdhër ekzekutiv i lëshuar nga Trumpi gjatë këtij muaji përmbysi politikën, e gjithashtu urdhëresën e mëpasshme në San Diego, që urdhëronte qeverinë të ndalte menjëherë ndarjen e prindërve dhe fëmijëve, e që shtonte se familjet duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve. Për të përmbushur urdhrin, qeveria njoftoi të premten se “nuk do t’i ndajë më familjet, por do t’i arrestojë familjet së bashku gjatë pritjes së procedurave të emigracionit”. Procedura këto, të cilat në shumicën e rasteve marrin disa muaj apo vite kohë për t’u zgjidhur. Nën administratat e kaluara prindërit dhe fëmijët shpesh liroheshin, për t’i ndjekur pretendimet e tyre për emigracion në liri në Shtetet e Bashkuara. Trump e ka kritikuar politikën e mëparshme të ashtuquajtur “kap e lësho”, duke u zotuar se do të burgosë të gjithë emigrantët e paligjshëm.

Advertisements