Breaking News

Rusia edhe një herë mbështet praninë e Iranit në Siri

Zv/ministri i jashtëm i Rusisë njëkohësisht përfaqësues i presidenti të Rusisë për çështjet në Lindjen e Mesme, ka thënë se prania e konsulentëve ushtarakë të Iranit në Siri është me kërkesë zyrtare të qeverisë së Damaskut.

Në një intervistë për kanalin televizion sionist Kan, zv/ministri rus Mikhail Bogdanov, ka thënë se konsulentët iranianë japin ndihmë në luftën kundër terrorizmit. Bogdanov tha se numri i konsulentëve iranianë në Siri është i vogël dhe shtoi se Irani në Siri nuk ka trupa ushtarake. Forcat iraniane që ndihmojnë sirianët kanë shkuar në këtë vend me kërkesë të qeverisë siriane për të zhdukur terrorizmin. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Ushtria siriane më 19 nëntor 2017 me ndihmën e konsulentëve iranianë arriti të çlirojë qytetin Buqemal në provincën Djeurl Zur në lindje të Sirisë, që ishte baza e fundit dhe kryesore e terroristëve të ISIS. Pas çlirimit të qytetit Buqemal, terroristët e ISIS u shpërndanë nëpër shkretëtira dhe zona përreth provincave Dejrul Zur dhe Homs.

Advertisements