Breaking News

Maqedoni: Borxhi i jashtëm bruto arriti në 7.4 miliardë euro

Borxhi bruto i jashtëm i Maqedonisë në fund të vitit 2017 arriti në 7.403 miliardë euro, që është 187 milionë euro më shumë se në vitin 2016, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritja e borxhit është si pasojë e një rritjes së borxhit në sektorin privat me 170 milionë euro, ndërsa pjesa më e vogël i referohet huamarrjes së sektorit publik.

orxhi i jashtëm i Maqedonisë u zvogëlua në tremujorin e fundit të vitit të kaluar me 248 milionë euro në sektorin publik, ndërsa në sektorin privat, në të njëjtën periudhë u regjistrua një rritje prej nëntë milionë euro.

Norma mesatare e interesit të përgjithshëm të huave në muajin maj ishte 5.61%. 

Advertisements