Breaking News

Moska nuk vendos ultimatum për forcat e saj në Siri

Ministri i jashtëm i Rusisë ka deklaruar se Moska nuk përcakton asnjë afat apo ultimatum për daljen e forcave ruse nga Siria.

Në një intervistë për kanalin 4 të Rusisë, Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë çështja e largimit të forcave ruse nga Siria varet nga situata dhe gjendja në Siri. Ne nuk jemi të interesuar për ultimatume të sajuara. Ne praninë tonë në Siri do ta ulim gradualisht. Masat e fundit që janë marrë në këtë drejtim janë kryer javën e kaluar dhe presidenti Vladimir Putin e ka pohuar se rreth 1 mijë forca ushtarake së bashku me disa avionë dhe pajisje ushtarake janë kthyer në Rusi. Pra largimi i forcave ruse nga Siria varet nga situata në këtë vend, tha në fjalën e tij Sergei Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse vuri në dukje se në Siri ekzistojnë akoma pjesëtarë të mbetur të ISIS dhe fronit Nusra të cilët pengojnë zbatimin e projektit për zonat e uljes së tensioneve. Ditën e enjte, presidenti i Rusisë njoftoi kthimin e 13 avionëve, 14 helikopterëve dhe 1140 trupave ruse nga Siria.

Advertisements