Breaking News

BE aprovon paketën mbështetëse për Iranin

Shefja e politikës së jashtme të BE ka thënë se unioni me 28 vende ka aprovuar paketën mbështetëse për Republikën Islamike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE, në përfundim të takimit të krerëve të BE në Bruksel tha: Pas dy ditësh do të bëhen publike pikat e paketës mbështetëse për Iranin. Bullgaria ishte i vetmi vend që kundërshtoi paketën mbështetëse për Iranin por në fund edhe ky vend votoi pro kësaj pakete. Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca si tre nënshkrues të marrëveshjes bërthamore, hartuan paketën mbështetëse të BE për Iranin. Sipas kësaj pakete Banka Evropiane e Investimeve është e detyruar të mbështesë Iranin. Më herët Abas Eragçi zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike ka thënë se paketa mbështetëse e BE për garantimin e interesave të Iranit do të miratohet deri në fund të qershorit. Sipas tij qëndrimi i Iranit në marrëveshjen bërthamore varet nga reagimet dhe veprimet e vendeve evropiane, Rusisë dhe Kinës. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik duke u mbështetur në eksperiencën negative të evropianëve në zbatimin e angazhimeve të tij ka deklaruar disa kushte të cilat janë mos trajtimi i programit raketor të Iranit dhe i pranisë aktive të Iranit në rajon, garantimi i blerjes së naftës iraniane, i lidhjeve bankare të Iranit me Evropën dhe kundërshtimi i qartë i sanksioneve të Amerikës.

Advertisements