Breaking News

Merkel i kërkon liderëve të BE: Të gjejmë zgjidhje për emigracionin e paligjshëm

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel u ka bërë thirrje udhëheqësve europianë të punojnë se bashku për të gjetur një zgjidhje për emigracionin e parregullt.

Ajo i tha parlamentit gjerman se çështja mund të jetë një moment përcaktues për BE. Thirrja e Merkel vjen përpara një samitit të BE-së, i fokusuar në atë se si të merren më shumë emigrantë pa dokumente, kryesisht afrikanë, të cilët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar në Mesdhe. Kancelarja Merkel është nën presion për të dalë me një marrëveshje për të ndaluar të ardhurit e rinj. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horest Seehofer i ka dhënë afat kancelares Merkel deri në fund të javës, përndryshe do të fillojë dëbimin e emigrantëve nga kufriri në shtetin e tij.

Advertisements