Breaking News

Bosnja dhe Hercegovina akuzon BE për mossigurimin e burimeve financiare për pranimin e emigrantëve

Qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës akuzoi Bashkimin Evropian për mossigurimin e burimeve financiare për themelimin e një qendre për mbajtjen e emigrantëve të huaj në këtë vend.

Agjencia AFP e lajmeve njoftoi se Dragan Maktik, ministri i sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të mërkurën akuzoi Brukselin duke thënë se BE nuk po siguron burimet financiare për hapjen e një qendre për pranimin e emigrantëve të huaj në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas këtij burimi, BE arsyen për këtë vendim e ka deklaruar se afërsinë e kësaj qendre me kufijtë e zjarrit. Autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës pasi që nga fillimi i këtij viti janë përballur me një fluks të madh të emigrantëve, kanë marrë vendim të hapin një qendër për pranimin e emigrantëve në fshatin Velika Kladusa. Ky fshat ndodhet në afërsi të kufirit me Kroacinë në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës. Komisioni Evropian në fillim të qershorit ka deklaruar se pakoja e ndihmave financiare në shumë 1.5 milionë euro është paraparë për shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës në mënyrë që të ketë mundësi të pranojë këtë sasi të madhe të emigrantëve. Mirëpo ministri i sigurisë së Bosnjës gjatë një konference për shtyp në Sarajevë ka thënë: “Unë nëpërmjet Komisionit Evropian jam informuar se për arsye se kjo qendër ndodhet në afërsi të kufijve të Bashkimit Evropian, BE nuk ka ndërmend të sigurojë burimet financiare për hapjen e kësaj qendre. Në depot e ish kooperativës bujqësore në fshatin Velika Kladusa është krijuar një qendër për pranimin e emigrantëve dhe së shpejti grupi i parë i emigrantëve do të vendoset në këtë qendër. Një qendër tjetër është paraparë në afërsi të Sarajevës e cila është shumë larg nga kufijtë e Kroacisë, prandaj shpresojmë që të paktën kjo qendër mund të përfitojë nga buxheti i BE. Gjatë këtij viti mbi 7100 emigrantë kanë hyrë në Bosnjë dhe Hercegovinës dhe rreth 70% e tyre përsëri janë larguar nga Bosnja dhe Hercegovina. Këta emigrantë synojnë vetëm të kalojnë nëpërmjet Ballkanit Perëndimor dhe të futen në Bashkimin Evropian”,- tha ndër të tjera ministri i sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Advertisements