Breaking News

Lideri suprem i Revolucionit islamik akuzon Perëndimin për çështjen e të drejtave të njeriut

Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei ka akuzuar fuqishëm shtetet perëndimore për pretendimet e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa në të vërtetë mbështesin grupet terroriste dhe aktet e terrorit.

Duke iu drejtuar stafit të gjyqësorit iranian në një takim në Teheran të mërkurën, Ajetollah Khamenei foli për shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga Shtetet e Bashkuara në pjesë të ndryshme të botës, si dhe krimet e Francës dhe Britanisë në dekadat e fundit që ndodhën në Afrikë dhe në nënkontinentin indian. Lideri suprem shtoi se përkrahja e Perëndimit gjatë viteve të fundit për grupin terrorist ISIS në Siri dhe mizoritë që kryhen në Mianmar dhe gjetkë “është tregues i gënjeshtrave të përsëritura të avokatëve të rremë të të drejtave të njeriut”. Ajetollah Khamenei tha se kur është fjala për çështjen e të drejtave të njeriut, në të vërtetë Republika Islamike qëndron në pozitën e avokatit të vërtetë të të drejtave të njeriut në krahasim me “kriminelët perëndimorë”. Lideri suprem shprehu kënaqësi me punën e Gjyqësorit në rivendosjen e të drejtave të popullit iranian përballë fuqive ngacmuese. Ajetollah Khamenei i këshilloi zyrtarët gjyqësorë të punojnë me qeverinë për zgjidhjen e problemeve ekonomike të vendit. Lideri suprem kritikoi disa njerëz që përpiqen të krijojnë përshtypjen në mesin e publikut se ka “korrupsion sistematik” brenda institucioneve shtetërore iraniane. Korrupsioni ekziston në një numër ndërmarrjesh qeveritare dhe komerciale, “por ekzistenca e korrupsionit sistematik nuk është e vërtetë,” tha Lideri suprem. “Kjo përshtypje e gabuar nuk duhet të lejohet të ndikojë në opinionin publik”. Ajatollah Khamenei më tej deklaroi se armiqtë e huaj dhe disa elementë të pavëmendshëm brenda vendit e kanë bërë Gjyqësorin objektiv të propagandës më të rëndë. Për të përballuar në mënyrë efektive këtë fushatë masive propagandistike, Lideri suprem thotë se sistemi gjyqësor duhet të zhvillojë një krah të fortë dhe të aftë të medias.

Advertisements