Breaking News

Spanja u mbyll portat emigrantëve

Spanja ka refuzuar të marrë në dorëzim një anije bamirëse që mbante 230 emigrantë, duke theksuar se vendi nuk mund të jetë “organizata e shpëtimit të detit për të gjithë Evropën”.

Kryeministri Pedro Sanchez tha sot se duhet të ketë një përgjigje të përbashkët për krizën në Mesdhe nga vende të ndryshme në BE, por nuk binin dakord të merrnin në anijen bamirëse Mission Lifeline, e cila tani është drejtuar për në Maltë. Në fillim të këtij muaji, Spanja mori 630 emigrantë nga anija e ndihmës franceze Aquarius pas Maltës. Një situatë e ngjashme po ndodh me një anije të drejtuar nga grupi gjerman i ndihmës, Lifeline Mision, i cili është kthyer nga Malta me 234 emigrantë në bord. Të hënën, Ministri i Zhvillimit Ekonomik i vendit, Jose Luis Abalos, tha se Spanja nuk do të ofrojë përkrahje për anijen e OJQ-së Lifeline, e cila mban 230 emigrantë.

Advertisements