Breaking News

Hapja e negociatave të BE me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pasi ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezerva për dy vendet gjatë një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në Luksemburg.

“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE-së, Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Evropës së Bashkuar”, shkroi Rama në rrjetin social. “Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua, lufta vijon”, shtoi në postimin e tij kreu i qeverisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se “hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit”. “Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do të jetë refuzues si sot”, shkroi Basha. “Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë evropiane”, shtoi kreu i PD-së. Këshilli i kërkoi Komisionit Evropian që të fillojë pa humbur kohë procesin përgatitor me Shqipërinë duke qenë se ka skicuar qartë rrugën për bisedimet për anëtarësim. Gjithashtu ka përcaktuar një afat kohor, qershorin e 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Është një praktikë e njohur për BE, i cili edhe në rastin e Serbisë, edhe në rastin e Malit të Zi ka përcaktuar një afat kohor, ku ndodhi puna përgatitore. Komisionari Johannes Hahn është shprehur shumë qartë sot. Presidenca e BE në mbështetje të këtij procesi dhe ne besojmë se tanimë Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme në procesin e integrimit në BE. Vendimi i BE është i njëjtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në të dyja rastet përcaktohet qershori i 2019-s, hapja e bisedimeve për anëtarësim. Kjo periudhë kohë konsiderohet si një mundësi për të përmbyllur gjithë procesin përgatitor”.

Advertisements