Breaking News

Maqedonia sot në tavolinën e ministrave të BE-së, të enjten para liderëve

Këshilli i BE-së për punë të përgjithshme sot në Luksemburg duhet të sjell vendim për rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, dje ju bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të shpërblejnë siç tha, përparimin impresiv të Maqedonisë, duke e theksuar nënshkrimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa shefja e diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, tha se pas marrëveshjes me Greqinë Këshilli duhet të jep dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë.

Në vijë të njëjtë ka qenë edhe shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias, i cili dje në një intervistë tha se BE duhet të përmbush premtimin e saj për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ndërkaq edhe kryeministri i Maqedonisë është shprehur optimist në lidhje me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në. Zaev në një intervistë për 1TV tha se është e rëndësishme që BE dhe NATO të japin mesazhe inkurajuese për Maqedoninë.

Advertisements