Breaking News

Ruhani uron presidentin Erdogan për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka uruar homologun e tij turk për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin e tij drejtuar Rexhep Taip Erdogan ka thënë: Shpresoj që në periudhën e re marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore të Turqisë dhe Iranit do të forcohen akoma më shumë dhe autoritetet e të dy vendeve do të kenë bashkëpunim më të ngushtë për zhvillimet në rajon, ato të botës islame si dhe për zgjidhjen e problemeve, forcimin e paqes, stabilitetit dhe rritjen e mirëqenies së rajonit. Presidenti Ruhani gjithashtu uroi suksese, zhvillim dhe progres për popullin turk. Zgjedhjet presidenciale në Turqi u organizuan ditën e dielë. Sipas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, 98% e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje nga të cilët 52.51% kanë votuar pro presidentit aktuale Rexhep Taip Erdogan.

Advertisements