Breaking News

Eragçi: paketa e propozuar nga Evropa do të analizohet brenda 10 ditësh

Zv/Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se me Evropën po kryhen bisedime të ngjeshura dhe procesi nuk është as shpresëdhënës dhe as zhgënjyes.

Sejed Abas Eragçi, tha se me evropianët po diskutohet rrugëzgjidhja e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe për këtë shpresohet që brenda 10 ditëve të ardhshme Iranit t’i paraqitet një paketë propozimi. Irani deri tani nuk është shprehur qartazi për qëndrimin ose jo në marrëveshjen bërthamore pasi ka vendosur disa kushte të cilat duhen të plotësohet nga palët e tjera nënshkruese t kësaj marrëveshjeje. Deri tani nuk dihet nëse Evropa është në gjendje të përballojë apo jo veprimet ekonomike të Amerikës në këtë çështje. Ne jemi në pritje të propozimit. Irani në rast se nuk garantohen interesat e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, do të largohet nga kjo marrëveshje pasi vazhdimi i marrëveshjes në kushtet e sanksioneve është e papranueshme, ka thënë në fjalën e tij Eragçi.

Advertisements