Breaking News

Autoritetet evropiane do t’i përgjigjen çdo vendimi amerikan për tarifat mbi makinat

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Jyrki Katainen tha se zyrtarët e BE do të reagojnë ndaj çdo mase nga Shtetet e Bashkuara që kanë për qëllim rritjen e tarifave për makinat europiane, duke përshkallëzuar një luftë tregtare midis Brukselit dhe Uashingtonit.

“Nëse vendosin të rrisin tarifat e tyre të importit të makinave, nuk do të kemi më zgjedhje, por do të reagojmë,” tha Katainen për gazetën franceze Le Monde, në një raport të publikuar të shtunën. “Ne nuk duam të luftojmë mbi çështjet e tregtisë në publik përmes Twitter-it. Ne duhet t’i japim fund eskalimit,” shtoi ai. Zyrtari i BE i bëri komentet një ditë pasi presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi të vendoste një tarifë prej 20 përqind për të gjitha makinat evropiane që hyjnë në vend.

Advertisements