Breaking News

Trump paralajmëron BE: Tarifë 20% për prodhuesit evropianë të makinave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim për Bashkimin Evropian, duke kërcënuar se do të godasë prodhuesit e automjeteve, duke vendosur një taksë tatimore prej 20 për qind, nëse barrierat ndaj korporatave amerikane nuk hiqen.

Paralajmërimi vjen dy ditë pasi Sekretari Amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross tha se Shtëpia e Bardhë nuk kishte marrë ende një vendim nëse do të zgjeroheshin tarifat që janë futur së fundmi me mallrat e tjerë evropianë.

Advertisements