Breaking News

Qëndrimi në marrëveshjen bërthamore nën kushtet e sanksioneve e pamundur

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit (AEAI) marrëveshjen bërthamore e ka cilësuar një test të rëndësishëm për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe ka shtuar se nëse nuk garantohen interesat e Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ruajtja e saj është e pamundur pasi marrëveshja bërthamore nuk mund të vazhdohet në kushtet e vendosjes së sanksioneve.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI, i cili ka shkuar në Norvegji për të marrë pjesë në samitin e Oslos, ka vizituar institutin e studimeve ndërkombëtare të Norvegjisë ku u takua me dijetarët dhe shkencëtarët e këtij instituti, si dhe me funksionarë të ministrisë së jashtme, përfaqësues të kompanive dhe institucioneve të ndryshme hulumtuese të Norvegjisë. Gjatë takimeve në fjalë ai ka diskutuar për çështjet e rajonit, ato ndërkombëtare si dhe për marrëveshjen bërthamore. Kreu i AEAI pasi vuri në dukje rëndësinë e paqes dhe sigurinë në rendin bashkëkohor ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre në progresin e kombeve dhe tha se akordi për marrëveshjen bërthamore është në kudër të këtij procesi. Kreu i AEAI gjatë kësaj vizite shprehu vështirësitë e shumta që u kaluan për arritjen e marrëveshjes bërthamore e cila ka eliminuar shqetësimet e fuqive ndërkombëtare rreth kapaciteteve të Republikës Islamike të Iranit dhe garantoi nevojat dhe të drejtën e kombit iranian për shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore. Salehi ruajtjen e marrëveshjes bërthamore si një sukses shumëkombësh e ka cilësuar test për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe ka thënë: nëse nuk garantohet qëllimet e Iranit në këtë marrëveshje, është e pamundur ruajtja e saj pasi marrëveshja nuk mund të  vazhdojë në kushtet e vendosjes së sanksioneve. Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit përmendi disa nga mashtrimet dhe armiqësitë e funksionarëve amerikane dhe përpjekjet e gjera të tyre për të marrë pëlqimin për bashkëpunim ndërkombëtare kundër marrëveshjes bërthamore dhe në një pjesë tjetër të fjalës së tij përmendi veprimet oportuniste të regjimit sionist. Salehi, shtjelloi qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit lidhur me çështjet e rajonit dhe tha se dialogu mes fuqive kryeore të rajonit është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Gjatë vizitës së z. Salehi të pranishmit kanë parashtruar pyetje të cilat kryesisht ishin rreth mbështetjes së marrëveshjes bërthamore dhe nevojës për ruajtjen e saj nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare ndërkohë që Iranit i është kërkuar të ruajë vetëpërmbajtjen përballë veprime të qeverisë dhe autoriteteve amerikane. Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe kryetari i AEAI ditën e shtunë do të kthehet në Teheran.

Advertisements