Breaking News

Turqia merr në dorëzim avionin e parë F-35?

Kongresi amerikan miratoi më herët këtë muaj një projektligj që synonte të parandalonte Pentagonin të dërgonte avionin e tij më të ri në Turqi, nëse Ankaraja nuk do të heqë dorë nga blerja e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400.

Kongresmenët besojnë se Rusia mund të përdorë sistemet S-400s për të zbuluar detaje të fshehta për avionin F-35. Gazeta turke Hurriyet raportoi të enjten se Turqia ka marrë zyrtarisht avionin e saj të parë F-35  gjatë një ceremonie në selinë e kompanisë Lockheed Martin. Avion i ri së shpejti do të transferohet në bazën ajrore Luke në Arizona, ku pilotët turq dhe ekipet e mirëmbajtjes thuhet se do të ndërmarrin një program të gjatë trajnimi. Turqia ka në plan të marrë 100 avionë F-35, ndërsa aeroplanët e parë që do të dërgohen në Turqi në vitin 2020. Turqia është ndër vendet që kontribuoi në zhvillimin dhe prodhimin e avionit të ri luftarak të gjeneratës së pestë. Ankaraja ka kundërshtuar kërkesat e Uashingtonit për të braktisur blerjen e sistemeve S-400 duke i cilësuar ato  si “shantazh” dhe i kërkoi SHBA-së që të përmbushë detyrimet e saj, pasi Turqia ka përmbushur detyrimet e marrëveshjes.

Advertisements