Breaking News

Rusia mirëpret tërheqjen e SHBA nga UNHRC

Rusia ka mirëpritur tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC), duke thënë se ky Këshill nuk ka humbur asgjë dhe mund të veprojë më lirisht tani.

“Nuk mund të them se Këshilli ka humbur ndonjë gjë,” tha të mërkurën përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në zyrën e OKB dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, Gennady Gatilov. “Për më tepër, unë shpresoj se pas largimit të Shteteve të Bashkuara nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të ketë më pak politizim, standarde të dyfishta dhe konfrontime”, shtoi ai. Komentet e Gatilov erdhën një ditë pasi ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley dhe sekretari i shtetit i SHBA, Mike Pompeo njoftuan tërheqjen e Uashingtonit për atë që ata e quajtën paragjykimin e ngulitur të UNHRC kundër Izraelit. Administrata amerikane ka ushtruar presion mbi UNHRC për t’i dhënë fund shqyrtimit të shkeljeve të gjera të të drejtave të njeriut të Izraelit kundër palestinezëve. Në maj, Shefi i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, Zeid Raad al-Husein tha se Izraeli i ka privuar sistematikisht palestinezët nga të drejtat e tyre njerëzore, me 1.9 milion njerëz në Gaza “të mbyllur në një lagje toksike nga lindja deri në vdekje”.

Advertisements