Breaking News

Këshilli i të Drejtave të Njeriut nuk është një vend për shkelësit e të drejtave të njeriut

Muhamed Xhavad Larixhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut, tha të mërkurën se Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk është një vend për ata që kanë dosje të turpshme të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Dalja e SHBA nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut konsiderohet si lajm i gëzuar nga të gjitha vendet të cilat i shohin të drejtat e njeriut si vlerë të sjelljes dhe moralit, larg standardeve të dyfishta dhe mbulesës për aktivitetet terroriste, tha Larixhani për agjencinë e lajmeve IRNA. Prania e SHBA në UNHRC ka reduktuar besueshmërinë e Këshillit, tha zyrtari iranian, duke shtuar: “Unë nuk mendoj se vendet që kanë dorë në krime të mëdha kundër njerëzimit duhet të kenë një vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB”. Autorët e krimeve që po ndodhin në Siri, Irak, Jemen, Bahrejn dhe Afganistan, të cilët kanë kontribuar gjithashtu në krijimin e ISIS-it dhe Al-Kaidës dhe të gjithë atyre që ngritën burgjet famëkeqe Abu Ghraib, Guantanamo dhe burgje të tjera të fshehta në pjesë të ndryshme të botës, nuk kanë vend në Këshill”, tha Muhamed Xhavad Larixhani, sekretar i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut.

Advertisements