Breaking News

Macron dhe Merkel në një mendje për ndalimin e migracionit

Gjatë samitit në Meseberg, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar mbështetjen e Gjermanisë mbi çështjen e refuzimit të emigrantëve.

“Një përgjigje evropiane ndaj emergjencave të migracionit është qëllimi që ne duam të arrijmë”, tha të martën Angela Merkel në Meseberg, në samitin me Emmanuel Macron.  “Ne do t’i mirëpresim nevojat e Italisë “, shtoi ajo,  një vend veçanërisht e ekspozuar ndaj emigrantëve. Ne mendojmë për migracionin si një sfidë e përbashkët dhe duam të parandalojmë ndarjen e Europës, prandaj mbështesim propozimet e Komisionit dhe forcimin e Frontex-it”. Nga ana tjetër, Emmanuel Macron pajtohet me Angela Merkel për marrëveshjen me Gjermaninë lidhur me refuzimin e emigrantëve: “Ne pajtohemi që ata emigrantë që janë të regjistruar në një vend dhe shkojnë në një tjetër duhet të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Advertisements