Breaking News

Cili është plani sekret i Putinit dhe Erdoganit për Serbinë?

Serbia duhet të jetë fuqia më e madhe në Ballkan. Ky është plani sekret i Putinit dhe Erdoganit, i cili përfshin rolin kyç të Serbisë në Ballkan, duke ngritur ushtrinë dhe ekonominë e Serbisë.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, në mënyrë të vendosur qëndrojnë prapa një plani të tillë, i cili, në bazë të asaj që ata kanë krijuar, mund të ndryshojë tërësisht hartën gjeostrategjike, politike dhe ekonomike të Ballkanit.  Sipas mediave serbe  nga qarqet mirë-informuara diplomatike mësohet se takimet e presidentit Vuçiq në Ankara dhe Moskë, tregojnë se ky plan tani është në veprim. Rusia dhe Turqia duke parë që Kroacia dhe Shqipëria janë rreshtuar përkrah Perëndimit, kanë gjetur Serbinë si vendin kyç kundër Perëndimit në Ballkan. Putin dhe Erdogan kanë elaboruar në detaje tre pikat e skenarit të fuqizimit serb. Sa i përket aspektit ushtarak, Rusia do të luajë një rol kyç, e cila do të  vazhdojë të furnizojë me armë të fuqishme, sistemet e raketore, autoblinda dhe helikopterë për Ushtrinë e Serbisë. Në aspektin ekonomik, Moska dhe Ankaraja do të angazhohemi në një tubacion shumë të rëndësishme të projektit “Turkish Stream”, e cila do të bën Serbinë një fuqi rajonale të energjisë, ndërsa Turqia intensivisht do të investojë në  Serbi, shkruan rrjeti Fmimages.net. Dhe në fund, dy presidentët do qëndrojnë politikisht pas Serbisë, duke insistuar në mënyrë të vendosur se asnjë vendim më i rëndësishëm në rajon nuk mund të bëhet pa Serbinë. Për Rusinë dhe Turqinë, Serbia u ka dëshmuar atyre aleatin më të besueshëm në Ballkan.

Advertisements