Breaking News

Avionët turq ‘neutralizojnë’ 35 terroristë të PKK në Irakun verior

Avionët ushtarakë turq kanë “neutralizuar” 35 anëtarë të grupit militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në një seri sulmesh ajrore kundër vendstrehimeve të terroristëve në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit të Irakut.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, në një deklaratë të publikuar të dielën, njoftoi se avionët luftarakë turq bombarduan rajonin Kandil, duke neutralizuar 35 militantë kurdë të PKK. Ushtria turke në përgjithësi përdor termin “neutralizim” për të treguar se militantët u vranë, u kapën ose u dorëzuan. Duke folur në një intervistë me rrjetin televiziv turk Kanal 7, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se avionët turq kishin goditur një tubim “të rëndësishëm” të grupit terrorist të PKK në rajonin Kandil në Irakun verior.

Advertisements