Breaking News

Asnjë vend nuk do lejohet të përdorë bazën ajrore Incirlik kundër Iranit

Kryeministri turk Binali Yıldırım tha se asnjë vend nuk do të lejohet të përdorë bazën ajrore Incirlik kundër Iranit.

“Baza ajrore Incirlik po përdoret vetëm për luftimin e terrorizmit dhe askush nuk do të marrë ndonjëherë leje për të sulmuar ndonjë vend përmes saj, “tha Yıldırım, në një emision televiziv turk. Ai i bëri komentet duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi kërkesën e mundshme të SHBA për të përdorur bazën ajrore Incirlik për të sulmuar Iranin. “Që nga nënshkrimi i Traktatit të Kasr-e Shirin midis Iranit dhe Perandorisë Osmane (1639), nuk ka pasur asnjëherë luftë midis Iranit dhe Turqisë”, tha Kryeministri turk. Baza Incirlik është një bazë ajrore turke prej më shumë se 1335 hektarë, që ndodhet në lagjen İncirlik të qytetit Adana, në juglindje të Turqisë.

Advertisements