Breaking News

Samaras: Marrëveshja nuk e zgjidh problemin dhe mund të shkaktojë shpërthime

Mos harroni se me marrëveshjen keni mbyllur përkohësisht çështjen, nuk e keni zgjidhur çështjen dhe nga këtu e tutje po hapni probleme edhe më të këqija, tha ish-kryeministri grek Antonis Samaras.

Samaras beson se zgjidhja ose nuk do të zgjasë gjatë kohë, ose do të shkaktojë shpërthime dhe nuk do të stabilizojë rajonin. Lidhur me marrëveshjen, Samaras thotë se ai e njeh plotësisht irredentizmin, kombësinë maqedonase dhe gjuhën maqedonase dhe nuk ka të bëjë fare me erga omnes. Andonis Samaras, dërgoi kritika të ashpra dhe akuza ndaj Ciprasit, dhe tha se ai nuk u bë papritmas një lider pro-perëndimor “por një njeri i zakonshëm po”. Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos gjatë fjalimit në Kuvendin grek, tha se  më në fund u gjetën dy lider tru në kokë për t’i dhënë fund kontestit me emrin. Tzanakopoulos theksoi se me marrëveshjen, përfundon shekulli i ideve të mëdha, të nacionalizmit, të ekstremizmit dhe shpërthimeve.

Advertisements